Ambasada amerikane në Shkup, u ka bërë thirrje qytetarëve të vet, të bëjnë kujdes të veçantë në prag festave, në evente dhe festivale që organizohen këtë fundjavë.
“Pikat më senzibile për terroristët janë vendet si kishat dhe vendet e tjera të kultit, por edhe qendrat tregtare, arenat sportive, sallat e koncerteve, vendet e mbyllura në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarëve ju bëhet thirrje të rishikojnë planet e tyre të sigurisë, të rishikohen vendet e qëndrimit dhe të rritin nivelin e vigjilencë.
Thirrje të njëjta nga ambasadat amerikane, u janë bërë shtetasve amerikanë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.