Alternativa dënon ashpër gjuhën banale dhe tejet denigruese të Hajdar Beqës së PDK-së drejtuar Mimoza Kusari - Lila.
Ky subjekt politik e ka cilësuar tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë.
“Ne vlerësojmë se Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari - Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës, transmeton Koha.net.
Aty theksohet se ‘Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen dënuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë.
-
Vetëvendosje e shoqëria civile kërkojnë masa ndaj Shalës
-
Tahiri akuzon Mimoza Kusari-Lilën për ofendime
-
Kusari-Lila: Është për keqardhje qasja që sot të ndërrohet e vërteta e vitit 2015
-
Kusari-Lila reagon pasi Thaçi nuk e ftoi edhe atë në takim
-
Dega e Alternativës në Prishtinë ndërpret bashkëpunimin me kryetaren Kusari-Lila