Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Qeveria ka 183 milionë euro borxh për shpronësime

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se problemi me autostradë është shpronësimi.

Ai ka thënë se shpronësimi është baza e problemeve në ndërtimin e infrastrukturë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, format e rrugës kah kalon traseja ka të bëjë me motive të shpronësimit.

Aliu ka thënë se te autostrada e Gjilanit ka pas ankesa shumë nga qytetarët dhe në një pjesë të madhe të rrugës nuk janë përfunduar shpronësimet.

Aliu ka thënë se 183 milionë euro janë borxh për shpronësimet, duke shtuar se shuma vetëm po rritet.

“Këto përpjekje për lejet mjedisore që kanë të bëjnë me kompanitë ndërkombëtare mund të përfundojnë në arbitrazh. Te rasti i Lumbardhit ka pas një pëlqim mjedisor. Kur kanë marrë pëlqimin mjedisor e kanë ndërru e nuk kanë bë liqen por me gypa si këta tjerët. Kjo ka qenë arsyetimi. Është në një shqyrtim i dokumentacionit është marrë mendimi nga juristët se cila mundet me qenë rruga dhe është marrë vendimi që leja mjedisore mos të jepet. Kemi dy lloj raportesh në fushën e burimeve te ndotjes... sipas standardeve të BE së dhe atyre japoneze... Ndotësit e ajrit kemi Kosovën B që është ndotës shumë më i madh se Kosova A pastaj janë transporti dhe familjet gjatë dimrit”, ka thënë ajo.