Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Preshevasit me shpresë se do ketë këmbim territoresh, iu kishte premtuar Thaçi

21:15 - Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Preshevës, Liburn Aliu në Rubikon të KTV-së, bëri të ditur se ata po shpresojnë se do të ketë këmbim territoresh.

E gjithë kjo, sipas tij, u është premtuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Të gjitha janë me shpresë që ka me ndodh një këmbim territoresh. A kanë pa ëndërr ata apo u ka thënë dikush? Presidenti u ka thënë se ndarja mund të vije në tavolinë. E të njëjtën e kishte thënë edhe më 2012. Ata kanë pas shpresë se çfarë të drejta do të kenë serbët në veri do t’i kenë të njëjtat edhe ata. U kryen negociatat e nuk kishte ndodhur asgjë përkundër që iu ishte premtuar, e kjo po iu premtohet edhe tash”, ka thënë Aliu.


Arifi: Vende të BE-së kërkuan që Serbia të lirohet nga obligimi për Kosovën

21:04 - Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se në kohën kur Kosova nuk ishte e gatshme të vazhdojë dialogun për shkak të zgjedhje, kishte shtete të BE-së, madje edhe nga ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që kërkuan të lirohet Serbia nga obligimi për Kosovën.

Edhe Aliu: Për territore flet Thaçi, ekipi negociator është për punë teknike Arbëri Aliu: Për territore flet Thaçi, ekipi negociator është për punë teknike

“Ana jonë kryesisht i ka implementuar marrëveshjet, kemi dashur të jemi konstruktiv në këtë proces dhe nga shumë vende të BE-së në periudhën kur nuk kemi qenë të gatshëm të vazhdojmë me dialogun për shkak të zgjedhjeve, ka pasur vende evropiane që kanë kërkuar që Serbia të lirohet nga obligimi për Kosovën”, ka thënë Arifi.


Aliu - Ismailit: Ndarja e Kosovës është bërë në vija etnike

20:55 - Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje iu kundërpërgjigj nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili tha se nuk duhet t’i pengojnë të drejtat e pakicave.

"Po të them se po, më pengon, e drejta e dyfishtë. E drejta e vetos së serbëve në Kuvend. Ndarja e Kosovës është bërë në vija etnike dhe në vija fetare", ka thënë Aliu, në Rubikon.

Tutje ai e pyeti Ismailin nëse si autoritet i Kosovës mund të shkojç e të ndërhyjç në ndonjë prej monumenteve kulturore duke e përmendur Patriarkën e Pejës.

"Kosova është e ndarë në Mitrovicë", vazhdoi tutje ai.


Gorani: Thaçi mundohet të shkaktojë panik te popullata për t’u protagonizuar

20:50 - Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani në Rubikon të KTV-së ka thënë se presidenti Thaçi po mundohet të shkaktojë panik në popullatë për me e protagonizuar veten.

“Presidenti Thaçi por mundohet të shkaktojë panik në mënyrë që ta protagonizojë veten e krejt këtë me e shndërruar në situatë të shantazhit që popullata duhet të frikësohet prej mundësive të shumta të dëmtimit të shtetësisë së këtij vendi po që se ai nuk është në krye të procesit”, ka thënë Gorani.

“Nuk e di që ka diçka publike në mënyrën se si udhëhiqet politika në Kosovë, këtu gjithçka është ekskluzivisht personale. Ky proces i dialogut nuk mendoj se është nisë për të mirën e këtij vendi, është nisë për protagonizimin e vetvetes. Nuk e di se ndonjëherë më parë kemi pasur dialog me Serbinë”, ka thënë ai.

Edhe Vetëvendosja e shqetësuar: Në negociata pa përfaqësues të Luginës e rezoluta pa reciprocitet Arbëri Vetëvendosja e shqetësuar: Në negociata pa përfaqësues të Luginës e rezoluta pa reciprocitet


Ismaili: Rregullat e lojës po përcaktohen nga BE-ja dhe SHBA-ja

20:30 - Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili konsideron se është shumë e rrezikshme ideja e ndërprerjes së dialogut. Kjo sipas tij, do ta vendoste Kosovën në një pozicion të pafavorshëm politikisht.

Ai përmendi rolin e BE-së dhe SHBA-së, përçka sipas tij dihet se procesi ka qenë i dizajnuar sipas rregullave të tyre.

"Rregullat e lojës po përcaktohet prej BE-së, në këtë rast edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka thënë Ismaili në Rubikon të KTV-së.

Ai tha se nuk duhet përmendur deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se do të marrë diçka nga Kosova porse të kujtohen deklaratat e tij të vazhdueshme në media se duhet të japë diçka për Kosovën.

"Me dialog ne kemi arrit që të vendosim disa spiranca t'i quaj me të cilat e kemi betonuar Serbinë në atë pozicion që pa u marrë vesh me Kosovën, e ju e dini që duhet mi definuar kufijtë, pa e tregu kufirin formal të cilin e ka dhe në atë kufi nuk mundet me paraqit Kosovën. Ne duhet me fol se si po përgatitemi, çfarë argumente kemi të brendshme para se të shkojmë atje", shtoi tutje ai.


Aliu: Dialogu duhet të ndërpritet menjëherë, gjithçka duhet rikonsideruar

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në Rubikon të KTV-së ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet menjëherë e të rikonsiderohet gjithçka rreth tij.

Ai ka theksuar se Kuvendi nuk duhet të lejojë që Hashim Thaçi ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.

“Mendoj se duhet të ndërpritet menjëherë ky dialog që ka filluar. Kuvendi duhet t’ia merrë të drejtën Hashim Thaçit që të shkojë të dialogojë në emër të Kosovës. Nuk mund të fillojmë ndonjë hap për dialogun pa e rikonsideruar komplet gjendjen e deritanishme. Nëse hyjmë në dialog e diskutojmë për ndarjen e brendshme, eventualisht ndryshimin e kufijve këto janë lojëra shumë të rrezikshme. Ja jep veriun e këndej me Pako të Ahtisarit”, është shprehur Aliu.

Edhe Veseli flet për rolin e Thaçit në dialog, këmbëngul që s’ka shkëmbim territoresh Arbëri Veseli flet për rolin e Thaçit në dialog, këmbëngul që s’ka shkëmbim territoresh

Aliu ka shtuar se në dialog duhet të hyhet si palë të barabartë, e të mos diskutohet vetëm për Kosovën.

“Ne do të kemi rast të dialogojmë me Serbinë, por nuk ka urgjencë për këtë. Parimi i parë është që të hyjmë në dialog si palë të barabarta, të mos diskutohet vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Duhet të ridiskutohet komplet dialogu, po hyjmë në një dialog pa e ditur as përçka po flitet”, ka thënë ai.