Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Mbi 37 gradë celsius temperaturat gjatë muajit korrik

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se këto ditë do të jetë vala e parë e temperaturave të larta të cilat do të regjistrohen mbi vlerën e mesatares.

Ai ka thënë se në vise e ulëta temperaturat do të jenë deri në 37 gradë.

Aliu ka thënë se mund të ketë edhe net me temperatura deri në 20 gradë.

“Muaji do të jetë mbi vlerën e mesatares sa i përket temperaturave. Reshjet kanë qenë rekorde për këtë pjesë të vitit. Mesatarja normale ka kaluar në raport me muajt që jemi. Ditëve të ardhshme, përveç të premtes, nuk parashihen reshje të shiut”, ka thënë ai.