Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alidemaj për tregun e punës pas liberalizimit: Vështirësia më e madhe në 6-mujorin e parë

Njohësi i ekonomisë, Liridon Alidemaj, derisa ka folur për liberalizimin e vizave dhe mundësitë që mund t’i ofrojë ai jashtë vendit për qytetarët, ka thënë se vështirësia më e madhe sa i përket tregut brenda vendit, do të jetë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Alidemaj ka thënë se sektorët të cilët do të preken më së shumti janë ai i ndërtimtarisë, shërbimet, shëndetësia dhe sektori i teknologjisë informative.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vështirësia më e madhe do të jetë gjashtë mujori i parë i këtij viti, mund të themi edhe viti i plot, pasi njerëzit janë mbushur me mllef, zhgënjim dhe kanë eufori. Trendi i migrimit, lakorja do të shkojë duke rënë dhe bizneset do të kenë vështirësi për rekrutim të stafit pasi personat do të jenë të shpërndarë fizikisht nëpër vende tjera”, ka thënë ai.

Alidemaj ka shtuar se vendet më të targetuara nga kosovarët janë Gjermania dhe Zvicra.

“Kryesisht Gjermania dhe Zvicra janë shtetet më të targetuara, që do të synohen nga profile të ndryshme të kosovarëve. Këto dy shtete do të jenë në fokus më të madh. Gjermania është targeti kryesor”, është shprehur ai.

Sipas tij, me liberalizimin e vizave do të reduktohet papunësia.

“Do të reduktohet papunësia, bizneset nga shtatori kanë filluar të mendojnë për strategjitë e përmirësimit të kushteve të punëtorëve. Një sondazh i freskët që e kam bërë me qytetarët, ku 300 persona janë pyetur nëse mendojnë se do të përmirësojnë bizneset kushtet e punës në vitin 2024, ende ka skepticizëm, 70 për qind e qytetarëve thonë jo, ndërsa pjesa tjetër thonë po. Në praktikë mendoj se kjo situatë do ta detyrojë të ndryshojë. Në sondazhin tjetër që e kemi bërë ka rezultuar që 22 për qind e qytetarëve prej 300 respondentëve kanë thënë që 42 për qind arsyeja kryesore që mendojnë të ikin qytetarët jashtë vendit është për shkak të pagave të ulëta”, ka thënë ai.

Sipas tij, rreziku më i madh është te mosinvestimet, pasi ikja më e madhe po ndodh për shkak të mosinvestimit.

“Agjencia e Punësimit duhet të jetë më aktive, të ketë një databazë më të freskuar, të angazhohet në gjetjen e vendit të punës. Përveç pagës, njerëzit po kërkojnë edhe benefite të tjera, sigurimi shëndetësor, mirëqenia ekonomike, kontrata e punës. Shpresoj se do t’i vijë fundi disa shkeljeve që bëhen”, ka theksuar më tej ai.