Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, e cila thotë se fjalimi i Ivanovit, më shumë i ngjau një fjalimi të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një presidenti të vendit.
Sipas Aleanca për Shqiptarët në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe t’i shërbejë interesave të gjëra, për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar. Deklarata e partive shqiptare, në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një presidenti, kryeministri dhe qeverie, jo kompetente dhe kriminale, siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e ligjeve, buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.