Bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura. AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në portin e Durrësit 41.7 ton banane të prishura. Sipas njoftimit, bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura.
Menjëherë pas konstatimit, u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton. Gjithashtu, AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka forcuar masat për sigurinë ushqimore, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pasi është një sfidë e përbashkët.
-
Porti i Durrësit: Mungonin arka të bananeve, policia dyshon se kishte drogë
-
Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit
-
Kapen 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit
-
Bllokohen 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili në Shqipëri
-
Bllokohen mbi 27 mijë ton produkte të pasigurta në Durrës, Shkodër, Fier e Korçë