“Shenjat e para nga specialja” është tema e kësaj jave në të dielën me Kohën Ditore.
Fillimi i fluturimeve drejt Hagës të ish-komandantëve të UÇK-së për intervistim, aktakuzat potenciale dhe efektet e tyre në Kosovë, janë disa prej aspekteve që trajtohen në këtë numër.
Se pse kjo gjykatë, nuk do të sjellë drejtësinë për krimet që ndodhën në Kosovë në vitet 1998-1999, shkruan kryeredaktori i gazetës Agron Bajrami, ndërsa në intervistë flet Bekim Blakaj, drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Në reportazh, këtë javë gjeni profilin e një zanatlie të rrallë nga Kaçaniku, që përpunon gurë, si edhe një fshat të kryeqytetit, ku nuk mbërrin rrjeti i telefonisë mobile.
bota, vijnë artikujt për gratë që pavarësisht moshës së tyre, po marrin pozita të larta udhëheqëse, si edhe për tregtinë e arit në Kongo.
Faqet e kulturës, këtë javë janë rezervuar për punën e piktores Mrika Sylejmani-Tahiraj, e në monument, vijnë profilet e tre prej berberëve më të vjetër të kryeqytetit.
Edhe
E Diela me “Koha Ditore” i kushtohet performancës së dobët të Prokurorisë Speciale ndaj zyrtarëve të lartë
Sporti sjell profilin e hendbollistes gjeorgjiane Keta Venetskin, që po luan në Istog, historinë e referit të boksit Latif Demolli dhe për sukseset e basketbollistes së Prishtinës, Era Shatri.
Si zakonisht, edhe shumëçka tjetër nga vendi e bota, trendet e fundit në modë e estetikë dhe enigmatikë i gjeni në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.