Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivitetet që do të shënojnë festën e 9 vjetorit të pavarësisë

Një flamur i gjatë rreth 18 metra do të shpaloset në sheshin e kryeqytetit të premten për nder të përvjetorit të Pavarësisë.

Flamuri, përveç simboleve shtetërore, përmban edhe disa slogane të punuara nga nxënësit e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.

Rrugëtimi i këtij flamuri nën tingujt e korit të nxënësve, do të fillojë nga oborri i kësaj shkolle deri në qendër të qytetit, e do të bartë mesazhet si “A kemi edhe ne borxh për të paguar?”.

Arsimtari Fatmir Dervishi thotë se në këtë mënyrë kanë dashur të shprehin pakënaqësitë e shumta gjatë këtyre viteve si shtet.

Nxënësit duan që edhe zëri i tyre të dëgjohet. Ndërkohë, shumë aktivitetet tjera pritet të mbahen për nder të kësaj feste, nën organizimin e Komunës së Prishtinës.

Pamje tjetër në këtë përvjetor ka marrë edhe Monumenti i Pavarësisë. Përveç Prishtinës, aktivitete të shumta për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pritet të mbahen edhe në qytete tjera të vendit.