Aktivitetet për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që ishin paraparë të zhvilloheshin të shtunën, më 17 shkurt, janë shtyrë për të dielën.
Seanca solemne e Kuvendit, ngritja e flamurit, parada e FSK-së dhe e Policisë janë shtyrë për të dielën, raporton KTV.
Raportohet se kjo shtyrje është bërë për shkak të Konferencës së Sigurisë së Munihut dhe me “kërkesë” të miqve ndërkombëtarë.
Për KTV-në, Adil Behramaj, anëtar i Këshillit organizativ për shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, ka bërë të ditur se ndryshimet janë bërë për shkak të pamundësisë që të jenë prezentë në seancën solemne disa nga miqtë ndërkombëtarë.
“Vetëm seanca solemne dhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës është shtyrë për 18 shkurt. Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë që të jenë prezentë në seancën solemne disa nga miqtë tanë ndërkombëtare, sepse do të jenë pjesëmarrës edhe në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet në Munih nga 16-18 shkurt. Do të kenë adresim edhe në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Behramaj.
Ky është programi i ri i aktiviteteve të Pavarësisë.
