Dështimi i zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar të Kuvendit në seancën e 3 gushtit, mund të krijojë situata bllokuese në Kuvend, thonë monitorues të punës së Kuvendit.
Për të shmangur situata të tilla në të ardhmen, kërkojnë nga deputetët e legjislaturës së re që të dërgojnë për rishqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e kësaj Gjykate të vitit 2014, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlbert Krasniqi nga KDI-ja, thotë se fillimisht duhet të iniciohet ndryshimi i Kushtetutës dhe më pas deputetët ta dërgojnë për rishqyrtim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi thotë se është urgjent rishqyrtimi i këtij aktgjykimi.
Ndërsa, Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, thotë se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese mund të rishqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
Ai vlerëson se aktgjykimi i Kushtetueses ka lënë shumë zbrazëti për zgjedhjen e kryetarit.
Në aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2014, e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon koalicionit apo partisë që ka dalë e para në zgjedhje.