Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit, H.S. për shkak të veprës penale, vrasje nga neni 178 i KP-së dhe mbajta në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KP-së.
Sipas aktakuzës, H.S. më 07 korrik 2016, në Komunën e Dragashit, e ka privuar nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake në mes të viktimës N.S., dhe të pandehurit lidhur me shfrytëzimin e ujit dhe derisa viktima N.S. hynë në automjetin e tij, i afrohet i pandehuri dhe me revolverin “Sauer & Sohn” me numër serik U 00 146 me dashje shkrep njëherë në drejtim të viktimës, me ç’ rast e godet viktimën me një predhë në pjesën e përparme të qafës, nga e cila plagë viktima vdes në vendin e ngjarjes.
Me këto H.S. ka kryer veprën penale, të vrasjes nga neni 178 i KP-së dhe veprën penale, Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KP-së.
-
Prokuroria ngre aktakuzë për vrasje të rëndë në malet e Pleshinës në Ferizaj
-
Ngrihet aktakuzë për vrasjen pas përleshjes me qen në Prizren
-
Ngrihet aktakuzë ndaj burrit që vrau një shtetas irakian në Vërmicë
-
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit B.U. për vrasje në tentativë në Prizren