Prokuroria ka arritur të sigurojë edhe një letër noteriale nga ish-Sekretari Krahinor i Administratës dhe Judikaturës, Gjorgje Aksiq, i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë kohës së masave të dhunshme.
Ai kishte vërtetuar vetëm autenticitetin e nënshkrimit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksiq, në intervistën për KTV-në, konfirmoi se qëndron prapa nënshkrimit të tij që gjendet në certifikatën e judikaturës së Kryeprokurorit të Shtetit, që është i vetmi detaj që e lidh atë me rastin në fjalë.
Por Aksiq nuk ka qenë i gatshëm që të dëshmojë për rastin e Lumezit.
Ai deklaroi se personalisht nuk e njeh Aleksandër Lumezin, por e njeh babanë e tij, Nikë Lumezin, me të cilin nuk ka punuar, por e ka njohur si koleg profesionist.
Tutje, sipas aktvendimit dhe dëshmisë së dëshmitarit Radislav Dimitrijeviq thuhet se ka marrë përsipër faktin duke thënë se është dashur t’i vërë vijë ku shkruan e drejta penale dhe në vend të saj ta shkruajë e drejta ekonomike.
Por dosja e provimit e thotë të kundërtën edhe këtu është përdorur llaku, madje është fshirë e drejta ekonomike, që mbi të shënohet e drejta civile.
Dimitrijeviq, para prokurorisë, kishte konstatuar se kandidati i është nënshtruar provimit dhe e ka përfunduar atë më 24 prill 1991, por që sipas tij, ka ndodhur shpesh që provimet të vazhdojnë edhe pas mesnate, që i bie 25 prill 1991, dhe për këtë arsye, sipas tij,data në certifikatë dhe në libër të dhënies së provimit të Lumezit është 25 prilli.
Ndërkaq, data 26 prill në proces verbal e kishte arsyetuar me atë se “kjo ka mundur të jetë gabim i imi teknik dhe jo diçka tjetër.”
Por në dosjen e provimit thuhet se ai ka hyrë në provimin me gojë më 26 prill, gjë që është vërtetuar dhe nga dëshmitari kryesor, Miladin Kostiq, dëshmia e të cilit, sipas prokurorisë, ka qenë vendimtare për mbylljen e hetimeve parapenale.
Kostiq, i cili ishte anëtar i Komisionit të Judikaturës, në vitin 1990-91, thuhet se ka arritur të identifikojë shkrimin tij në pikat 5 e 6si dhe nënshkrimin e tij në faqen e tretë dhe në faqen e 4, të dosjes së provimit të Aleksandër Lumezit, emri i të cilit figuron mbi atë të Zymer Krasniqit.
Kostiq, bazuar në dokumentet e prezantuara nga prokuroria, kishte thënë se sipas asaj që sheh,kandidati herën e parë kishte mbetur në provim,ku janë evidentuar datat 24 dhe 26 prill dhe sipas saj në riprovim e ka kaluar atë me datë 25 apo 26, gjë që sipas saj, nuk është e rëndësishme.
Vetë Lumezi në prokurori ka deklaruar se provimin e kishte kaluar në shkurt, duke theksuar datën 25 dhe 26 shkurt të 1991.
Deri sa të enjten ka ndërruar mendjen, në një intervistë për Evropën e Lirë, duke deklaruar se kishte rënë në provim herën e parë dhe e kishte dhënë atë herën e dytë.
Sido që të jetë, gjetja e emrit të Lumezit në librin e provimeve profesionale tregon se edhe nëse ai e ka paraqitur atë, kjo nuk mund të lidhet me provimin e judikaturës. Provimin profesional e kanë dhënë ata që kanë synuar të punojnë si shërbyes civilë.