Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, pos disa çështjeve procedurale, ka komentuar edhe situatën në veri të vendit.
Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, ka thënë se në mëngjes ka zhvilluar një telefonatë me njërin nga komandantët e Policisë. Ka thënë se e ka njoftuar që operacioni ka të bëjë me çështje të kontrabandës.
“Me sa duket ka pasur rezistencë dhe ka disa të plagosur. Shpresojmë të përfundojë mirë operacioni. Si i tillë, nuk ka të bëjë vetëm me komunitetin serb, por edhe me atë shqiptar”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë po ashtu se shpreson qe situata nuk është emergjente. Ka shtuar se duhet pritur përfundimin e tij për të parë komentuar më tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
S’ka kuorum për mbledhjen e Komisionit për Siguri
-
Sveçla tregon për zhvillimin e aksioneve të Policisë në veri
-
Berisha thirrje për serbët në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit
-
Ish-pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës dyshohen për sulmet në veri
-
Sipas Mehmetit, policët që morën pjesë në Këshill të Sigurisë së Serbisë kryen vepër penale