Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar të enjten anëtarin e Partisë Socialdemokrate, Qëndrim Sahitin nga posti i aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore, pas një debati maratonik, prej afro pesë orësh në lidhje me gjendjen e ndërmarrjeve publike.
Procedura e shkarkimit të tij pritet të dërgohet për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, pasi që një shembull i këtillë, siç ka ndodhur të enjten nuk është parë deri më tani në KK të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për shkak se është votuar gati 40 minuta pasi që është bërë propozimi për votim për shkarkimin e tij, pasi që anëtarët e partive të koalicionit qeverisës në Prishtinë lëshuan mbledhjen, dhe në sallë është pritur që të vinte një anëtare e LDK-së për ta krijuar kuorumin në mbledhje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shkarkohet Qëndrim Sahiti i PSD-së nga NPB-ja
-
Opozita në Prishtinë kërkon t’i shkarkojë aksionarët në ndërmarrjet publike komunale
-
Opozita në Prishtinë kërkon të shkarkojë aksionarët në ndërmarrjet publike komunale
-
Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha
-
Analizë për punën e Kuvendit Komunal të Prishtinës