Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksion simbolik për 48 vjetorin e UP-së

Me dy kukulla me fotografitë e rektorëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ministrave të Arsimit, Lëvizja studentore për barazi, studim kritik dhe veprim” ka shënuar 48-vjetorin e UP-së.

Berita Abazi përfaqësuese e Lëvizjes studentore për barazi studim kritikë në aksionin simbolik para Rektoratit të UP-së ka thënë se universitetet janë duke u shndërruar në kampe të të rinjve si injektim për qetësim të të papunëve.

“Arsimi në Kosovë nuk është i lidhur me ekonominë dhe ekonomia nuk është e lidhur me prodhimin. Kur nuk kemi arsim e edukim që lidhet me ekonominë tonë kapitaliste atëherë kemi kapitalizim ekonomik brenda arsimit dhe edukimit, tregtia me nota dhe diploma bëhet sikurse të ishin malli më i zakonshëm”, ka thënë ajo.

Sipas saj ministrat e gjerë tanishëm dhe rektorët janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e rendë në arsim.

“Kjo situatë nuk mund të shkojë kështu pafundësisht dhe do të vije dita kur do të ngrihemi në rezistencë kundër kësaj shpërfillje, për mirëqenie qytetarie e për dinjitet siç e meritojmë”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm