11:09 - Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka kundërshtuar pjesëmarrjen e bizneseve të Serbisë në panairin “Prishtina 2018”, në të cilin është prezantuar vetëm një biznes i Shqipërisë.
Aktivistët kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”.
Policia ka lejuar ata që këtë pankartë ta vendosin në rrethojat e objektit ku po mbahet panairi.
Forca të policisë në panairin “Prishtina 2018”
Forca të mëdha të policisë gjenden në panairin që po mbahet në Bërnicë, raporton Koha Ditore.
Edhe
Kjo bëri që “Prishtina 2018” sot të rrethohet nga policë të Kosovës
Policia është e pranishme në panair shkaku i paralajmërimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e një aksioni simbolik në këtë panair.
Panairi “Prishtina 2018” që po organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës është kritikuar të mërkurën kur është bërë e ditur se nga 174 biznese pjesëmarrëse, 70 prej tyre janë nga Serbia ndërsa vetëm një ishte nga Shqipëria.
-
Reagimet për pjesëmarrjen e 70 kompanive serbe në panairin “Prishtina 2018”
-
VV-ja e shqetësuar me produktet e shumta serbe në panairin “Prishtina 2018”
-
OE e Serbisë zëvendëson Shqipërinë në hapjen e panairit “Prishtina 2018”
-
Sot hapet Panairi “Prishtina 2018”, gati gjysma e pjesëmarrësve vijnë nga Serbia