Vetëvendosje sot ka përkujtuar gjashtëmujorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari, në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit.
Për ta kujtuar Deharin, aktivistët në orën 12:00 para ministrive të vendosura në ish-objektin e “Rilindjes”, siç raporton Koha Ditore, kanë shpalosur një grafit “Drejtësi për Astritin”. Këtë grafit ata e kanë vendosur edhe në disa vetura zyrtare.
Gjatë këtij aksioni simbolik ata janë penguar nga sigurimi i objektit dhe ka pasur edhe përleshje fizike, më pas ka arritur edhe policia.
Nuk dihet nëse ka të arrestuar në mesin e aktivistëve.
Aktivistët pas arritjes së policisë janë larguar në drejtim të selisë së Vetëvendosjes në përcjellje të policisë.
Artikuj të ngjashëm