Organizata “Let’s Do It Kosova” ka ndërmarr një aksion për pastrimin e pikës kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në Han të Elezit.
Ky aksion, siç transmeton rtk, është mirëpritur edhe nga institucionet qendrore dhe lokale.
Bashkë me pjesëmarrësit aty, ka qenë edhe ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj si dhe kryetari i komunës, Rufki Suma.
Reshitaj ka thënë se përkrahin aksionin e sotëm, duke shtuar se nuk do të jetë i vetmi i këtij lloji, duke theksuar se do të investojnë edhe në gjelbërimin e hapësirave. Kështu tha se mendon edhe kryetari, Suma.
Kurse nga “Let’s Do It Kosova”, kanë thënë se janë të gatshëm çdo herë për aksione të tilla, por që iu duhet ndihma institucionale.
Artikuj të ngjashëm
-
2018-ta, vit i pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës
-
Kosova e Maqedonia e Veriut firmosin për themelim të pikave të përbashkëta kufitare
-
Let’s Do It pastron Plemetinin, nis mbjellja e fidanëve për park
-
Suma akuzon qeveritë se nuk po e përkrahin Hanin e Elezit
-
Aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë