Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

2018-ta, vit i pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës

Për nder të Përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selami Shkodra, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma e shumë vullnetarë të Let’s Do It Kosova, realizuan një aktivitet pastrimi në zonën kufitare në Han të Elezit, te pllaka përkujtimore “Eksodi 99”.

Aksioni filloi me pastrimin e pllakës që kishte mbuluar pluhuri, duke vlerësuar se kjo pllakë është dëshmi e shpërnguljeve, vuajtjeve e torturave që kanë përjetuar shqiptarët në luftën e fundit.

“Kemi filluar me pastrimin e zonave kufitare si imazhi i parë i shtetit tonë, për të vazhduar kështu në tërë Kosovën, duke pastruar e mbjellë me mijëra drunj e duke krijuar zona të gjelbra për Kosovën e pastër që duam. Pra ky është viti i pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës”, deklaroi Reshitaj.

Gjatë këtij aktiviteti u vendose shportat për mbeturina si dhe pllakat me thirrje për mbrojtjen e mjedisit.

Aktivitetet e tilla do të zhvillohen edhe zonën kufitare në Merdarë.

Artikuj të ngjashëm