Numri i madh i deponive ilegale të mbeturinave të krijuara në disa lokacione të territorit të Deçanit, gjatë tërë këtij viti kanë qenë shqetësim i madh i banorëve të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore. Gjatë gjithë kësaj periudhe është pritur nga komuna që të nisë aksionin e largimit të mbeturinave, por deri këto ditë nuk kishte ndodhur asgjë, pavarësisht se në fillim të muajit maj Komuna e Deçanit e kishte shpallur majin muaj për eliminimin e deponive ilegale.
Kohë pas kohe komuna i ka eliminuar disa deponi me volume më të vogla të mbeturinave, por nuk janë prekur depionitë e mëdha të mbeturinave të llojeve të ndryshme të krijuara në disa fshatra, si në Llukë e Epërme dhe Llukë të Ulët, Baballoq, në lokacionin e quajtur “Podi i gështenjave” edhe në dy vende të tjera në pjesët rurale dhe në qytet.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.