Arbëri

Aksident trafiku në kryeqytet, përfshihen dy makina

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, afër Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Dy vetura janë përplasur, derisa nuk mund të konfirmohet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Portali Koha.net ka provuar të vë kontakt me zyrtarët për informim të PK-së, por të dielën mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.