Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKS kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të pasur kompetenca ekzekutive

Kërkesat e Ekipit Menaxhues që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca shtesë, nuk janë cilësuar befasi nga zyra e kryeministrit Haradinaj. Ky ekip, që përbehet nga 4 serbë, kërkon që të ndryshohet edhe Kushtetuta e Kosovës, në mënyrë që ky organizëm të ketë kompetenca ekzekutive, raporton KTV.

Por, Qeveria e Kosovës thotë se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ekipi i Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe kërkon që ky organ të ketë kompetenca ekzekutive.

Këtë e kanë shprehur edhe në procesverbalet e takimeve të dorëzuara në Qeverinë e Kosovës.

Kompetenca shtesë në privatizim, ekonomi e ruajtje të sistemit arsimor nën juridiksionin e Serbisë, janë vetëm disa prej synimeve të hartuesve të statutit të këtij asociacioni.

Pavarësisht kësaj, qeveria e udhëhequr nga Haradinaj thotë se nuk do të lejojë që ky statut të bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri përjashton mundësinë që statuti i AKS-së t’i shmanget vlerësimit nga Kushtetuesja.

Edhe AKS kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të pasur kompetenca ekzekutive Video AKS kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të pasur kompetenca ekzekutive

Ndërsa, juristi Vigan Qorrolli, pret që Asociacioni i Komunave Serbe të mund të ketë kompetenca shtesë.

Thotë se ky asociacion do të jetë “djall kushtetues” për sistemin politik të Kosovës.

Në takimet e Ekipit Menaxhues për hartimin e këtij asociacioni, që përbëhet nga 4 serbë, është kërkuar që të ketë ndryshime të Kushtetutës së Kosovës. Por kjo gjë kundërshtohet nga Qeveria e Kosovës.