Kryesia e AKR-së në mbledhjen që ka mbajtur të premten, ka vendosur që t’i qëndrojë besnik koalicionit me LDK-në.
Këtë vendim të AKR-së, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar nënkryetari, Agim Bahtiri.
“Kryesia e AKR-së ka marrë vendim që t’i qëndrojë besnik koalicionit me LDK-në dhe në asnjë formë të mos lidh koalicion me PAN-in. Por ne do të shikojmë përpara dhe do të japim kontributin tonë, për shtyrjen e proceseve përpara në drejtim të formimit të Qeverisë”, ka thënë Bahtiri.
Ndryshe, koalicioni LDK-AKR ka 29 deputetë, e që së bashku me VV-në i bëjnë gjithsej 61 deputetë, që është shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli: AKR ka vendosur të braktisë LAA-në
-
Bahtiri: S’bëjmë koalicion me PAN-in, synojmë grup parlamentar me LAA-në
-
Vendimmarrja e LDK-së për Qeverinë e re shihet si skenar i akorduar me Presidentin
-
Pacolli i shkruan anëtarëve të Kryesisë: Pse AKR duhet të jetë në qeveri
-
AKR-ja ka një plan B nëse i dështon ideja për qeverisje të gjerë