Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka thënë se ka shtuar radhët edhe për 100 persona në Drenas.
Në njoftimin për media të kësaj partie, thuhet se sot i janë bashkuar mbi 100 të rinj nga Drenasi, të cilët u pritën nga udhëheqësia e degës së partisë në Drenas si dhe përfaqësues të Aleancës Kosova e Re nga qendra, dhe degët e partisë.
“Të rinjtë në një ceremoni zyrtare, i priti kryetari i degës Elmi Thaçi, i cili iu dëshiroi atyre mirëseardhje, duke i ftuar që AKR-në ta konsiderojnë si shtëpinë të tyre, ku ata do të punojnë për një të ardhme me të mirë. Të aderuarit e ri në Aleancën Kosova e Re, fillimisht falënderuan strukturat e partisë për mikpritjen”, thuhet në njoftim.
“Duke shprehur admirimin ndaj sukseseve dhe veprimtarisë së Presidentit të partisë, z.Behgjet Pacolli, ata kanë thënë se vullneti i të rinjve kosovarë tashmë ka gjetur një adresë ku mund t’i jetësojë qëllimet e veta për një perspektivë dhe të ardhme më të mirë. Anëtarët e rinj të partisë, më pas janë pajisur edhe me libreza të anëtarësisë në Aleancën Kosova e Re”, thuhet më tej aty.
-
AKR-ja paralajmëron koalicionin parazgjedhor me LDK-në
-
AKR-ja kërkon që Pacolli të jetë kandidat për president
-
Pacolli në Viti: Rinia është aseti më i madh që ka Kosova
-
Pacolli: Koalicioni AKR – Nisma do të ketë rol vendimtar në formimin e Qeverisë së re
-
Pacolli: Sot vendoset për perspektivën e rinisë