Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja u bënë bashkë. Por, siç duket tani të dy këto parti mund t’i ndajnë rrugët.
Shkak i ndarjes mund të jetë emërimi i deputetit Haxhi Shala shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate. Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj thotë se AKR nuk është konsultuar për këtë emërim. “Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.