Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka komentuar në Interaktiv të KTV-së deklaratën e nënkryetarit të partisë, Korab Sejdiu, se do ta votonte kundër një qeveri ku është edhe PDK-ja, ani pse për këtë do të votonte AK-ja.
“Sejdiu ka thënë se në këtë përbërje nuk do ta votonte këtë Qeveri në të cilën bën pjesë edhe PDK-ja, dhe ne e respektojmë vendimin e tij. Kjo është në përgjegjësinë e secilit deputet”, ka thënë Matoshi. “Për ne është i rëndësishëm uniteti brenda partisë”, ka shtuar më tej ai.
Sejdiu ka sqaruar dje përmes profilit të tij në facebook se ai nuk do ta votonte një bashkëqeverisje të AKR-së me PAN-in.