AKR-ja do të mbështesë formimin e Qeverisë Hoti, pavarësisht nëse do të jetë pjesë e saj apo jo.
Fatmir Matoshi, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë se nuk do të pengohet formimi i Qeverisë.
Ai thotë se AKR-ja nuk ka marrëveshje për përfshirje në Qeverinë që po synon ta ndërtojë LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe komunitetet joshumicë.
“Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti. Nuk kemi një marrëveshje, e as kontakte. Nëse vije ndonjë ofertë do ta shqyrtojmë në parti”, ka thënë Matoshi për KOHËN.
Për votimin e Qeverisë Hoti, gjatë ditëve në vijim pritet të thirret seancë në Kuvendin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri: AAK-ja do të jetë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë, votojmë kundër
-
AAK-ja e bindur se Nisma do ta votojë qeverinë e opozitës
-
Haradinaj nuk beson se Kurti mund ta formojë qeverinë
-
AAK-ja i kërkon opozitës ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët