Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKP-ja paralajmëron masa kundër Agron Lutës që kundërshtoi Komisionin për matjen e territorit

Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet të marrë masa disiplinore ndaj anëtarit të Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, Agron Luta, i cili kishte përfaqësuar AKP-n në këtë komision, raporton KTV.

Sipas drejtuesve të AKP-së, Luta nuk ka pasur autorizim paraprak që të deklarohet për publikun.

Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ka thënë se Luta i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civilë dhe rregullores së punës së AKP-së, ai nuk ka pasur të drejtë të japë qëndrim për publikun pa miratim paraprak të eprorëve të tij.

Hajdari sqaron se këto masa nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e deklaratës apo qëndrimin e Lutës. Nuk është caktuar ende ndonjë datë se kur do të mblidhet ky komision, pasi sipas Hajdarit, në këtë çështje nuk ka ndonjë gjë urgjente.

I kontaktuar nga TV Arta, Agron Luta nuk ka dashur të japë një qëndrim në lidhje me këtë.

Edhe Dy anëtarë të Komisionit Shtetëror nuk pajtohen me raportin Arbëri Dy anëtarë të Komisionit Shtetëror nuk pajtohen me raportin

Më datën 21 të këtij muaji, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës kishte prezantuar draft-raportin, në të cilin dy pikat kontestuese, Çakorri e Bjelluha, thuhej se janë pjesë e Malit të Zi.

Pas dorëheqjes së gjeografit Fitim Humolli, edhe Agron Luta dhe Faruk Bojaxhiu kanë kundërshtuar punën e komisionit dhe nuk e kishin nënshkruar raportin final, pasi nuk iu ishin marrë parasysh vërejtjet e sugjerimet që kishin.