Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e ka sugjeruar Qeverinë në detyrë që ta rishikojë vendimin e marrë rreth Telekomit.
Në rekomandimin zyrtar 4-pikësh të këtij autoriteti, të publikuar të premten, AKK-ja vlerëson se ky vendim “dobëson presionin konkurrues, i cili shpie në përforcimin e kompanisë ekzistuese”.
“Autoriteti konsideron se Vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 02.04.2020 nr. 05/21 mund të shpie tek format e keqpërdorimit të pozitës dominuese nga Telekomi i Kosovës”, transmeton KOHA.
Qeveria e Kosovës më 2 prill e kishte marrë vendimin për përjashtimin e Ligjit të Prokurimit Publik për Shërbimet Telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës, si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore. Vendimi mban numrin 05/21.
“Autoriteti konsideron se Vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 02.04.2020 nr. 05/21 është në kundërshtim me ekonominë e tregut me konkurrencën e lirë”, shkruan po ashtu në rekomandim.
-
Sindikata e Telekomit pro vendimit për përjashtimin nga Ligji i Prokurimit: AKK-ja s’mund të reagojë shabllon
-
Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane kundër vendimit të Qeverisë për favorizimin e Telekomit
-
Autoriteti i Konkurrencës thotë se Qeveria e Kosovës krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese
-
Investimet e Qeverisë pa rezultat, Telekomit i tkurret tregu
-
AKK-ja po shqyrton dy procese që lidhen me MTS-në serbe