Agjencia Kundër Korrupsion ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2018, njofton komunikata nga AKK, transmeton Koha.net.
Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se veprat penale, të cilat i ka detektuar kjo agjenci janë keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi, deklarim të rremë dhe fshehje e pasurisë.
Për vendimin e kryeministrit për ngritjen e pagës, ka thënë se ata tashmë e kanë dhënë opinionin e tyre dhe këtë rast e kanë dërguar në Prokurori.
Havolli ka thënë se Agjencia ka bërë kallëzime penale për deputetë, zëvendësministra, këshilltarë, kryetarë komunash, dekanë në UP, kryeshefa të Agjencive të pavarura, drejtorë e anëtarë të bordeve publike, madje edhe ndaj shefave të prokurimit.
Sipas tij, kjo agjenci ka proceduar 390 raste në Prokurori gjatë vitit 2018.
Ai ka folur edhe për konfliktin e interesit dhe së shpejti do të dalim me një rekomandim për nepotizmin në ndërmarrjet publike dhe ushtrimin e ndikimit gjatë punësimeve të fundit në ndërmarrjet publike.
-
Kundër-korrupsioni ka dorëzuar kallëzime penale për deputetë e ministra, por s’jep emra
-
AKK-ja gjatë vitit 2020 ka dërguar 124 raste në Prokurori dhe Polici për veprime korruptive
-
Havolli: Pas kallëzimeve penale nga AKK-ja janë nxjerrë 22 aktgjykime dënuese
-
AKK-ja ka ushtruar kallëzim penal për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ministra
-
Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit