Një delagacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga Agim Shahini, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve të përbashkëta ekonomike.
Gjatë ditës është hapur edhe zyra regjionale e AKB-së në komunë, si dhe u prezantuan disa projekte të përbashkëta, por me theks të veçantë ishte ai i Komisionit Evropian “Mbështetja e zgjerimit të bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë Maqedoni”, që ka synim qarkullimin dhe bashkëpunimin e bizneseve të gjitha komunave ndërkufitare pa barriera, por me mundësi të zgjerimit e rrjetëzimit të tyre me interes të përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
“Ferizaj do të vazhdojë të jetë qendër e rëndësishme për investime si dhe kampion në mbushjen e buxhetit të shtetit, biznese të cilat secilin vit i paguajnë rreth 400 milionë euro nga taksat”, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se jo vetëm bizneset e Ferizajt, por të gjithë Kosovës përballen me probleme të natyrave të ndryshme me taksat komunale dhe lejet e ndërtimit e telashe tjera si na nivelin lokal ashtu edhe ata qendror.
-
Komunat sërish i kërkojnë Qeverisë që t’iu barten të hyrat vetjake
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me treg unik në Ballkan
-
Rreth 100 milionë euro rritet qarkullimi i prodhimeve vendore
-
Sipas AKB-së, taksa rriti prodhimin vendor e besimin në të, si dhe punësimin
-
AKB-ja e Dogana synojnë të thellojnë bashkëpunimin