Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, përmes një konference për media ka thënë se AKB-ja e ka mbështetur taksën prej 100% ndaj produkteve serbe, duke qenë e bindur se do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Kosovës.
Ka thënë se AKB-ja, përmes një hulumtimi që e ka bërë, ka ardhur në përfundim se kjo taksë, ka ndikuar që Kosova të ketë ulje të importit, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I bie se Serbia për këto 15 ditë ka humbur 21 milionë euro. Më shumë se 1.000 automjete nuk kanë qarkulluar në Kosovë. Ndërkaq, 31 milionë mallra të papaguara kanë mbetur brenda në Kosovë dhe 20 milionë të paguara, që nuk po mund t’i tërheq”, ka thënë Shahini.
Sipas tij, deri në fund të këtij viti parashihet që Serbia të ketë humbje prej 63 milionë e 150 mijë eurosh.