Sot, në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Akademisë Ndërkombëtare (UAI), që po zhvillohet në Tokio, Japoni. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës-ASHAK u pranua anëtare me të drejta të plota në Unioni e Akademisë Ndërkombëtare.
Përveç tri akademive propozuese (Franca, Austria dhe Shqipëria), siç transmeton Shqiptarja, kishin dorëzuar mbështetje me shkrim edhe Akademia e Maqedonisë dhe Akademia e Polonisë.
Diploma e anëtarësisë iu dorëzua akademikut Muhamedin Kullashi.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfaqësohet në këtë asamble përmes akademikut të asociuar Shaban Sinani!
Artikuj të ngjashëm
-
Gërshetimet e niveleve të ndryshme në bashkëpunimin shkencor
-
ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rinj të rregullt, me korrespondencë dhe të jashtëm
-
Njerëz të lidhur me politikën pritet të konfirmohen për anëtarë të rinj të Akademisë
-
45 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
-
ASHAK-u shpall zgjedhjet për anëtarë