Akademia Diplomatike e Kosovës drejtohet nga Beqir Ismaili, të cilin e ka dënuar për plagjiaturë një gjykatë në Egjipt. Gjykata ka gjetur se Ismaili e ka përvetësuar një punim të profesorit Muhamed Mufaku.
Studimi i profesorit Mufaku është përfshirë si i tërë në librin që është punim i doktoratës së Ismailit. Kreu i Akademisë Diplomatike aty është prezantuar me një mbiemër tjetër. Me atë “al-Kosovi”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Verdikti i Gjykatës Ekonomike të Kajros është nxjerrë më 30 janar të 2019-s, por është bërë i qasshëm vetëm tash. Në të Ismaili identifikohet si ish-ambasador i Kosovës në kryeqytetin e Egjiptit.
Gjykata e ka njohur dëmin moral që i është shkaktuar profesorit Mufaku dhe e ka obliguar Ismailin ta kompensojë me 15 mijë funte egjiptiane. Krahas kësaj, kreu i Akademisë Diplomatike është obliguar të paguajë edhe një shumë prej 75 funtesh, për shpenzime administrative të gjykatës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
I dënuari për plagjiaturë do të largohet nga Akademia diplomatike
-
Pacolli e rehaton edhe një ish-këshilltar, Haxholli emërohet drejtor i Akademisë Diplomatike
-
I dënuari bëhet ambasador në Riad, i suspenduari konsull në Zarë
-
MPJD-ja i jep vërejtje ish-ambasadorit që përdori titullin edhe pas përfundimit të mandatit
-
Tahiri: Ndëshkimi amerikan po i kushton Kosovës, treshja e shtetit është ngujuar në shtëpi