Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajri sonte në Prishtinë arrin shkallën më të lartë të ndotjes

Prishtina sot është e mbuluar nga ajri i ndotur.

Sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ajri sonte është në shkallën më të lartë të ndotjes, që nga dimri i kaluar, raporton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani ajri është në shifrën 161 (i dëmshëm). Kurse nga matjet e orës 19:00, shkalla e ndotjes ishte në 166.

Ndotja e ajrit është shkaktuar pas rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, si nga KEK-u, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat.