Qeveria e Kosovës do t’i dëmshpërblejë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, raporton KTV.
Por për “Amnesty International”, kjo nuk mjafton, pasi sipas kësaj organizate, nuk ka drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, pa u dënuar kryerësit e këtyre veprave.
Këtë krahasim dhe ndikimin që mos-hetimi i këtyre rasteve ka shkaktuar te të mbijetuarit e ka trajtuar në një raport organizata “Amnesty International”.
Raporti thekson se viktimat vazhdojnë të jenë të margjinalizuara dhe nuk kanë shpresë për drejtësi.
Ndërkohë, Igballe Rugova, kryetare e Rrjetit të Grupit të Grave, ka thënë se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të fitojnë besim, në mënyrë që të aplikojnë për dëmshpërblim.
-
AI: Të përdhunuarit e luftës në Kosovë, të pashpresë për drejtësi
-
AI: Drejtësi e mohuar për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë
-
Amnesty International: Kosova po dështon t'i mbrojë viktimat e dhunës në familje