Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti ua numëron belgëve “11 zotimet e realizuara” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot një delegacion të deputetëve nga pjesa frankofone e Belgjikës, njofton kumtesa nga kryeqyteti.

Me këtë rast u diskutua për projektet e realizuara në komunën, transmeton Koha,net .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për Prishtinën, Ahmeti numëroi 11 zotimet e realizuara për 3 vite, nga 12 sa ishin gjithsej, duke filluar nga furnizimi me ujë, reforma në transport publik, dyfishimi i numrit të çerdheve, reforma në shëndetësi e arsim, trajtimi i barabartë dhe hapja e komunës ndaj qytetarëve. Gjithashtu, u diskutua për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Prishtinë, me theks të veçantë tek ndalja e kaosit urbanistik.

Nga problemet kryesore të shtetit të Kosovës, Ahmeti veçoi, sipas tij, qasjen e gabuar të Qeverisë sonë, sidomos në politikë të jashtme, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe papërgjegjësisë institucionale.

Deputetët e pranishëm në këtë takim vlerësuan punën e Komunës së Prishtinës dhe shprehën interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke i ngritur temat problematike të shtetit tonë në institucionet ku veprojnë.