Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur lajmin që pas 9 viteve Qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën.
Ahmeti përmes facebook-ut ka njoftuar edhe katër pikat kryesore të Ligjit për Prishtinën.
Postimi i Ahmetit
Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do të punojmë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati përfundimtar i Ligjit të jetë sa më i mirë për kryeqytetin tonë. Kujtojmë se tash Ligji duhet të kalojë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi dhe në vete ka katër pika si më kryesore: 1. Buxhetin shtesë ne vlerën prej 4 perqind të grantit të përgjithshëm për komunat 2. Të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria 3. Shëndetësinë sekondare apo Spitalin e Qytetit dhe 4. Drejtorinë e Policisë Komunale brenda Policisë se Kosovës që do te merret me Prishtinën.
-
Kalon në Komision Ligji për kryeqytetin, bashkë me amendamentin për Polici të kryeqytetit
-
Ahmeti pret që Kuvendi ta kalojë këtë muaj Ligjin për Kryeqytetin
-
Qeveria e voton Ligjin për Kryeqytetin, tash i mbetet Kuvendit
-
Ligji për Prishtinën i pazbatueshëm, kryeqyteti mbetet pa polici komunale
-
Ahmeti në ditën e fundit si kryetar: Për 8 vite kemi përmirësuar dukshëm jetën në Prishtinë