Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti takon veteranët e Prishtinës, u ofron ndihmë maksimale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.

Siç bën me dije Komuna e Prishtinës, ata kanë uruar kryetarin Shpend Ahmeti për fitoren e mandatit të dytë qeverisës, si dhe shprehën vullnetin dhe për thellimin e bashkëpunimit me Komunën.

Përgjatë këtij takimi, Ahmeti theksoi se do të angazhohet që ta ndihmojë maksimalisht këtë organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënimit të datave historike.