Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Prekazi vend ku gjejmë qëndresën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka kujtuar 19-vjetorin e Betejës së Jasharajve në Prekaz.

Ai ka shkruar se Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët, meqë në këtë vend është gjendur rezistenca dhe flijimi për pavarësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prekazi i sakrificës së familjes Jashari iu bashkangjit Prizrenit të Lidhjes, Manastirit të Kongresit të Alfabetit, Vlorës së Pavarësisë dhe Flamurit. Sot, Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes Jashari, UÇK-së dhe kombit shqiptar”, ka thënë Ahmeti.