Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një takim që ka pasur me kryetarin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, Idriz Gjikolin, është shprehur i pakënaqur me punët në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë.
Kryetari Ahmeti gjatë takimit ka thënë se janë shpenzuar shumë para dhe kohë për restaurimin e kësaj xhamie, mirëpo xhamia ende ka mbetur në gjendje jofunksionale me punime të pakryera.
Pas vizitës së përbashkët të kryetarit dhe imamëve në këtë xhami, dhe krahasimit të punimeve që janë bërë në Xhaminë e Jashar Pashës, kryetari Ahmeti tha se është e papranueshme që kjo xhami, 640 vjet e vjetër, e që përveç funksionit fetar do të mund të ishte edhe pikë turistike e Prishtinës, të lihet në kësi gjendje.
Ai premtoi se Komuna e Prishtinës do të përkujdeset që Xhamia e Çarshisë të restaurohet dhe të ketë kujdesin e duhur si xhamia më e vjetër e qytetit.
-
Komuna e rikthen në agjendë restaurimin e Xhamisë së Çarshisë
-
Xhikoli: Xhamia e Çarshisë në Prishtinë rihapet këtë ose të premten e ardhshme
-
Harrohet restaurimi i Xhamisë ku u investuan mbi gjysmë milioni euro
-
Ahmeti publikon pamje se si do të duket rruga në qendrën historike të Prishtinës
-
Kurti: Mungesa e një pike qendrore turistike mbetet problem për Prishtinën