Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si jokushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, si masë mbrojtëse për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ahmeti, si një nga më të zëshmit për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, ka ftuar ata të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj”, ka shkruar Ahmeti.
-
Ahmeti fton qytetarët e Prishtinës të respektojnë vendimin e Qeverisë
-
Ahmeti reagon për masat e Qeverisë: Do të duhej të na informonin paraprakisht
-
Ahmeti jep detaje rreth karantinimit – Ata që gjenden jashtë Prishtinës mund të kthehen deri nesër në orën 17
-
Ahmeti thotë se edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në orën 17, prej të hënës masa të reja
-
Prishtina me orë policore edhe pas 13 prillit, thotë Ahmeti