Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti iu ka përgjigjur thënieve të LDK –së se të gjitha projektet e kryeqytetit që i përmend të mbaruara Vetëvendosje, kanë filluar në kohën kur Prishtina qeverisej nga LDK-ja, transmeton koha.net.
Ahmeti i ka kundërshtuar këto konstatime të LDK-së në Facebook:
“Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim. 13 vjet nuk arriten me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu.
Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare!
I falenderoj qytetarët e Prishtinës që në vitin 2013 e ndalen projektin e shkatërrimit të Prishtinës”.