Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, kanë deklaruar gjatë një takimi të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin dhe që u jep fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.
Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në dialog duhet ta marrin këtë shumë seriozisht, me qëllim që t’i japin një epilog përfundimtar procesit, kanë thënë Ahmeti dhe Lajçak në takimin e mbajtur në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër.
Ahmeti dhe Lajçak kanë diskutuar edhe mbi kontestin me Bullgarinë, si pengesë për Maqedoninë Veriore në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe sfidë e cila duhet kapërcyer që qytetarët mos mbesin peng i politikave nacionaliste që mund të hapen nga parti të caktuara në vendet fqinje, njofton Zyra për informim e BDI-së.
Me këtë rast, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga BE dhe SHBA si faktor të rëndësishëm dhe miq të vendit e rajonit për të ndikuar në vendimet për të mos bllokuar aspiratat e Maqedonisë Veriore drejt rrugës së integrimit.
Reformat të cilat janë kusht për të hapur negociatat me BE si dhe çështje tjera të rëndësishme në vend ishin po ashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Lajçak,
-
Takimet në New York, pa gjurmë në raportet Kosovë-Serbi
-
Lajçaku vlerëson idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e kryenegociatorëve
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim
-
Lajçaku kërkon kompromis për dinarin, Osmani kritikon për mungesë baraspeshe