Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, jep sinjale se mund të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.
Opozitari që po i ofron mbështetje Qeverisë, e ka arsyetuar këtë pikërisht me vënien e taksës.
“Para vendimit për taksën më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte ‘në qoftë se largohet Lista Serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria’. I kemi thënë po!”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se edhe sot mendon që taksa është pak karshi politikave të Serbisë.
“Dashakëqijtë e shtrembërojnë deklaratën time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë!”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.
“Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq”, ka shtuar më tej ai.
Edhe
Taksa, ‘karta’ e Haradinajt për dialogun
Për Ahmetin, interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët.
“Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton”, ka thënë ai në fund të një postimi të tij në Facebook.
-
Pas vizitës së zyrtarëve nga SHBA-ja, Haradinaj thotë se taksa s’hiqet e Kosova e gatshme për pasoja
-
Ahmeti: S’kemi biseduar për bashkëqeverisje, askush s’e ka përkrahjen tonë për ta rrëzuar kryeministrin për taksën
-
Luhatja e koalicionit qeverisës
-
Presioni i SHBA-së mbledh liderët në takim, Ahmeti kërkon të përkrahet Haradinaj