Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se xhamia qendrore do të ndërtohet.
“Po ndërtojmë xhaminë më të madhe në vend. Askush nuk po e konteston ndërtimin e xhamisë, xhamia do të ndërtohet, kjo është çështje e përfunduar, kam ftuar BIK-n që të prezantojnë projektin para asamblistëve”, ka thënë Ahmeti.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë që edhe çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar.
“Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirëpo kjo çështje tashmë është e përfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.
-
Komuna e Prishtinës lëshon lejen përfundimtare për ndërtimin e Xhamisë Qendrore
-
KK i Prishtinës prezanton projektin e Xhamisë Qendrore, merr mbështetjen e të gjithëve
-
Ahmeti thotë se xhamia do të ndërtohet, fton PAN-in të mos provojë të përfitojë nga kjo temë
-
Ahmeti thotë se Komuna nuk e ka bllokuar ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë
-
Komuna miraton kërkesën e BIK-ut për Xhaminë Qendrore, Rama heq dorë nga idetë e tij