Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e panelit në Samitin e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme, i cili u organizua sot në Prishtinë.
Respektivisht, ministrja Ahmetaj i’u drejtua panelit: “Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare/tejkalimi i barrierave politike të rajonit”, ku potencoi rëndësinë e debatit për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e saj Ministrja Ahmetaj theksin e vuri tek e ardhmja e përbashkët e Ballkanit Perëndimor, që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që ta përforcojmë dhe përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE, për të gjithë rajonin.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gurëthemel i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe kjo është e artikuluar qartë në marrëveshjet kontraktuale të secilit vend me BE-në. Integrimi në BE do të duhej të ishte forca tërheqëse apo katalizatori që në një formë i obligon shtetet e Ballkanit Perëndimorë për një bashkpunim të ndërsjellë, çdo herë duke qenë shtetet anëtare të BE-së garant të këtij bashkpunimi”, tha ndër të tjera Ahmetaj.
Në vazhdim ministrja Ahmetaj nënvizoi disa nga projektet e përbashkëta ku është i përfshirë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë, sikurse edhe Kosova, duke spikatur procesin e Berlinit, apo “Western Balkans 6” si një nismë rajonale e ndërlidhur me zgjerimin e BE-së. Sikurse edhe shembuj tjerë kur procesi i integrimit evropian ka sjellë rezultate në tejkalimin e dallimeve mes shteteve në rajon.