Prishtinë, 25 maj – Ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj priti në takim anëtarët e Parlamentit të Baden-Württemberg me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Me këtë rast ministrja Ahmetaj i njoftoi mysafirët për zhvillimet aktuale në Kosovë, agjendën europiane dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve tona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja Ahmetaj tha se ”Në Kosovë ekziston një konsensus ndërpartiak dhe përkrahje gjithëpopullore për procesin e integrimit europian të Kosovës. Ky binom i ka kontribuar ecjes përpara të proceseve kyçe pasi që integrimi europian prek të gjitha sferat e një shoqërie dhe një shteti. Ndërsa për avancimin e Kosovës me agjendën europiane nevojitet përkrahje e vazhdueshme ndërkombëtare, veçanërisht nga Gjermania, si shtet mik i Kosovës.
Kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të menaxhuar procesin e integrimit europian është i nevojshëm dhe si i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Populli i Kosovës është falënderues popullit dhe shtetit gjerman për kontributin e vazhdueshëm”, tha ndër të tjera ministrja Ahmetaj.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për çështjet kyçe të agjendën europiane, të cilat e presin qeverinë e re, e që janë ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi, dhe vazhdimi i pakompromis i luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Nga ana e tyre, deputetët e Parlamentit të Baden-Württemberg shfaqën interesim të shtuar për planet për zhvillimin ekonomik të vendit, uljen e papunësisë, shërbimet shëndetësore, sikurse edhe për zhvillimet tjera në rajon.
Gjithashtu, temë me interes për ta ishte edhe kontributi i kontigjentit ushtarak gjerman, në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Ndër konstatimet e tyre ishte se rritja ekonomike e vendit është çelësi i zhvillimit të përgjithshëm të vendit, ekonomisë, arsimit, politikës dhe demokracisë.
{gallery}